Edona Strekaj, e ftuar së fundmi në emisionin Canapé, ka dhënë një mesazh të fuqishëm lidhur me dashurinë për veten dhe ndikimin e saj në marrëdhënien me Krijuesin.
“Nëse nuk e do veten, nuk e do Krijuesin,” ka theksuar ajo, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe kujdesit për vetveten si një aspekt i rëndësishëm i besimit dhe spiritualitetit.
Gjatë intervistes së moderuar nga Shpend Lipq, Edona ka folur për rëndësinë e dashurisë për veten si një hap drejt një jete të plotë dhe të shëndetshme.
Sipas saj, një person që nuk e vlerëson veten, mund të ketë vështirësi në ndërtimin e një lidhjeje të fortë me Zotin dhe me njerëzit përreth tij.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








