Pas Luizit dhe Kiarës që ishin personazhet më të përfolur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pas tyre ishte edhe personazhi që u krijua nga reality show, Përputhën – Efi Dhedhës
Efi, famën më të madhe e arriti pasi u eliminua herën e parë në një nominim ku ishte bashkë me Luizin dhe Kiarën – derisa u rikthye pas dy muajsh.
Rikthimi erdhi pasi nga shtëpia u largua aktorja Gixhari, kurse Efi rihyri bashkë me Kiara Titon, Ronaldon Sharkan dhe Bledi Manen.

Por, në rikthimin e dytë Efi gjente kohë për ta sulmuar më shumë Kiarën, e cila doli vetëm një javë jashtë, dalje e cila u përcoll me histeri të madhe e ku ajo nuk kishte mundur të akumulonte tërë informacionet jashtë.
Efi arriti që të krijonte konfuzion te Luizi duke sajuar se Kiara “gënjente” dhe se ajo ishte një "mashtruese", derisa Kiara që tani është martuar me fituesin e këtij edicioni Luiz Ejlli, disa herë ishte gjendur në pozitë të keqe për këtë - për të sqaruar javën e finales se "ishte thjesht një keqkuptim i saj me Kiarën" - por që ishte e dehur.

Kiara u largua nga shtëpia ku në natën e fundit u fejua me Luizin, në një propozim final, derisa Efi arriti finalen, ku ajo zuri vendin e tretë.

Por, u deshën të priten katër ditë që Efi të këndellet dhe ta pranojë që Big Brother VIP Albania i ka takuar dy personazheve për këtë vitë, dhe ata janë Kiara dhe Luiz Ejlli.

Këtë gjë ajo e ka pranuar në postimin e saj.

“Big Brother VIP 2 i përket Luizit dhe Kiarës. Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë”, ka shkruar Efi. /GazetaExpress/
Më poshtë postimi i plotë i Efit:
Krenare dhe e lumtur!
Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qëndroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.
Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qëndroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.
Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurt dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre.
Big Brother VIP 2 i përket Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! Krist jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! Deamishel je një shembull për shumë vajza!
Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqërinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.
Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e “Big Brother” që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment.








