“INSPIRELI Awards” është një garë anuale studentore dhe këtë vit ka shënuar edicionin e 4-të.
Çdo vit, studentët nga lëmi i arkitekturës dërgojnë projektet e tyre universitare, të cilat analizohen dhe zgjidhen nga paneli i jurisë prej 150 arkitektëve botërorë.
Finalistët e kësaj gare marrin certifikatë zyrtare me c ‘rast pas diplomimit fitojnë të drejtën të anëtarësohen në këtë institut, që është një prej më prestigjiozëve të arkitekturës.
Këtë vit, në mesin e finalistëve ishte edhe arkitekti nga Kosova, Egzon Feka. Madje, ai ka fituar të drejtën e anëtarësimit në Institutin Amerikan të Arkitektëve.
Që të përjetoj një ndjenjë të tillë, për Egzonin ishte më shumë se një ëndërr.
Si rrjedhojë “INSPIRELI” i ka ofruar bashkëpunim me universitetin ku Egzoni ka studiuar, Politecnico di Milano. Por, Egzoni ka kërkuar dhe ka insistuar që këtë bashkëpunim ta realizojnë me Universitetin e Prishtinës.
E ftesën dhe propozimin e Fekës, profesorët nga UP e kanë pritur mjaftë mirë.
Gjithashtu, kjo organizatë e ka emëruar Egzonin edhe në pozitën e ambasadorit për vendet e Ballkanit, që nënkupton bashkëpunimin e tij me të gjitha universitetet e tjera të Ballkanit.








