Është ndërprerë për pak çaste ndeshja finale mes Trepçës dhe Pejës.
Kjo pasi që tifozët filluan të gjuanin gjësende në parket, shkruan Gazeta Express.
Kjo bëri që ekipi pejan të nisej drejt zhveshtoreve, duke lëshuar parketin.
Pas disa minutave, Peja është rikthyer dhe loja ka rinisur.
Rezultati është 48:55 për Pejën.








