Elon Musk dhe Grimes janë ndarë përsëri pasi që ata pritën fëmijën e dytë përmes një nënë surrogate.
Ish e dashura e miliarderit ka konfirmuar që romanca e tyre ka marrë fund pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre – me emrin Exa Dark Sideræl apo 'Y' – ka lindur.
33-vjeçarja ka treguar për Vanity Fair për planet e çiftit për ta rritur fëmiljen, duke treguar se ata e kanë pritur fëmijën e dytë përmes një nëne surrogate në dhjetor.
Ajo tregoi se emri i parë i fëmijës është, Exa, që është frymëzuar nga termi superkompjuterik exaFLOPS, kurse Dark është shenja e së “panjohurës”.
Sideræl – është emri i vërtetë i kohës në univers, kohës së yjeve, hapësirës së thellë kohore, jo vetëm kohës relative të kohës.
Grimes ka shtuar që çifti e kanë quajtur vajzën e tyre “Y” si emër të shkurt; fëmija e tyre i parë, djali që lindi në maj 2020, ka emrin X Æ A-12 apo 'X' si emër të shkurt.
Elon dhe Grimes raportohej se janë ndarë në shtatorin e vitit 2021 pas tri viteve në lidhje.
Në intervistën e saj, Grimes ka treguar që ajo dhe Elon (50), kanë një marrëdhënie “fluide” por që nuk jetojnë së bashku.
Kujtojmë që vajza e vogël e Elonit është fëmija i tij i shtatë: ai ka dy binjakë Griffin dhe Xavier të lindur më 2004 dhe trenjakët Kai, Saxon dhe Damian të lindur më 2006 më ish gruan e tij Justine.
Elon dhe Justine po ashtu priten në jetë djalin e tyre Nevada më 2002, por që foshnja vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur kur i kishte vetëm 10 javë. /GazetaExpress/

















