Pas një fillimi jo të mirë te Legia e Varshavës, Ermal Krasniqi duket se i “ka marrë këmbët”.
Në tri ndeshjet e fundit, Krasniqi ka shënuar dy gola me Legian, shkruan “Gazeta Express”.
Forma e tij e mirë është lajm i mirë edhe për kombëtaren e Kosovës dhe Franco Fodën.
Krasniqi – i cili është në huazim te Legia deri më qershor 2026 nga Sparta e Pragës – është ftuar nga Kosova për ndeshjet jetike të nëntorit.
“Golden Videos” e ka bërë një përmbledhje të momenteve të tij më të mira gjatë ndeshjeve të fundit me klubin polak.
Me superformën që po kalon, Krasniqi është një ‘armë’ shtesë për selektorin Foda për ndeshjet e nëntorit të Kosovës, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Kosova luan ndaj Sllovenisë në Ljubjanë më 15 nëntor, teksa e pret Zvicrën më 18 nëntor në Prishtinë.
Momentalisht, Kosova është e dyta në grupin B të kualifikimeve për Botërorin e 2026-ës, që dërgon në play-off.
Ermal Krasniqi ka 12 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, teksa ka shënuar edhe dy gola me fanellën dardane./GazetaExpress/








