Sancho ose Timo Werner i duhen Liverpoolit, thotë McAteer.
Liverpooli është afër titullit në Angli pas 30 vitesh, por çuditërisht, në garat tjera ka bërë një kampanjë shumë dëshpëruese.
Derisa në Premierligë është 25 pikë para Man City, është eliminuar nga dy Kupat në Angli dhe nga Champions League.
Sipas legjendës së Të Kuqve, Jason McAteer, është koha që Jurgen Klopp të bëjë ndryshime në sulm dhe të transferojë njërin prej futbollistëve Jadon Sancho ose Timo Werner.
“Ekipi i Klopp nuk do të ndryshojë në konceptin e stilit të lojës. Por në përgjithësi ekipi s’mund të vazhdojë kështu, treshja sulmuese duhet të ndryshojë. Kjo nënkupton se këtë verë është koha për të sjellë lojtarë si Jadon Sancho dhe Timo Werner”, deklaroi 48-vjeçari.
Për tre sezone me radhë, në sulmin e Redsave kanë qenë Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah. /Gazeta Express/








