AEK Athinë siguroi kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së UEFA Conference League në mënyrë spektakolare, pas një përmbysjeje dramatike ndaj Universitatea Craiova në OPAP Arena.
Skuadra greke ishte duke humbur 2-1, por shënoi dy gola në minutat shtesë, me Luka Jović që realizoi penalltinë vendimtare në minutën 90+14’ për fitoren 3-2.
Falë këtij suksesi, AEK e mbylli fazën e grupeve me 13 pikë, duke siguruar vendin e tretë dhe kalimin në fazën me eliminim direkt.
Festa pas ndeshjes vazhdoi në dhomat e zhveshjes, ku pronari i klubit Marios Iliopulos vendosi t’i shpërblejë lojtarët për arritjen historike.
Fillimisht, futbollistët ia kujtuan atij bonusin e premtuar prej 300 mijë eurosh për kalimin në raundin tjetër. Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur, pasi kapiteni Domagoj Vida ndërhyri dhe arriti që shuma të rritej në në plot 500 mijë euro.
Momentet e shpalljes së bonusit, të shoqëruara me fjalët “Është Krishtlindje!”, u filmuan dhe videoja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke treguar entuziazmin dhe emocionin e madh brenda skuadrës.
AEK Athinë tashmë shikon me optimizëm drejt fazës tjetër të Conference League, e motivuar maksimalisht nga suksesi dramatik dhe shpërblimi i madh. /GazetaExpress
😅🇬🇷 After AEK Athens qualified for the Round of 16 of the UEFA Conference League through a 90+13' goal, club owner Marios Iliopoulos gave a €500,000 bonus to his squad! 💰 pic.twitter.com/SrrvuFhMho








