Komisioni Europian po i dërgon 447 gjeneratorë emergjence për të rikthyer energjinë në spitale, strehimore dhe shërbime të tjera kritike, pasi sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe ngrohjes në të gjithë Ukrainën në fillim të këtij muaji kanë lënë njerëzit në të ftohtë në shtëpitë e tyre.
Komisioni thotë se një milion ukrainas janë pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Përhapja e gjerë e blloqeve të banimit shumëkatëshe që varen nga ngrohja qendrore e bën Ukrainën veçanërisht të cenueshme ndaj sulmeve të tilla.
Kryeqyteti ukrainas, Kievi, u godit më keq, me pothuajse 6000 blloqe apartamentesh të mbetura pa ngrohje. Për shumë, mungesa e ujit të rrjedhshëm do të thoshte se ata nuk mund të gatuanin ushqim ose të shkonin në tualet në shtëpi.
Autoritetet ngritën tenda emergjence ku njerëzit mund të ngroheshin dhe të karikonin telefonat e tyre. Shumë prej tyre duhej të gatuanin ushqim në zjarre të hapura jashtë ndërtesave të tyre shumëkatëshe.








