Fansat e Genta Ismajlit kanë postuar një video në Intagram, ku këngëtarja gjilanase shihet tepër e lumtur në krahët e burrit të saj
Genta, e cila pritet që të bëhet nënë dhe pret fëmijën e partnerin të saj Hysen Usta, shihet në një makinë derisa përqafon në faqe Hysenin.
Video fillimisht është postuar në TikTok.
Kujtojmë se këngëtarja ka disa ditë që ka lansuar edhe një këngë me reperin gjilanas, “Level Up”.
Genta, përndryshe e zyrtarizoi lidhjen me Ustan gjatë vitit të kaluar derisa fillimisht para konfirmimit kishte kënduar dhe dhënë intervista për disa emisione atje. /GazetaExpress/
















