Të ftuar në emisionin Frontal, Naif Krasniqi nga organizata ‘’ Drejtësi për të Gjithë’’ dhe Feride Rushiti nga KRCT, folën për fatin e njërës prej viktimave të dhunës gjatë luftës.
Gruaja, për të cilën u raportua që është përjashtuar nga familja e saj, kishte kontaktuar me Vasfije Krasniqi Godman.
Ajo kishte ndarë me Krasniqin shqetësimin e saj,.
Pas reagimit të Krasniqit, viktimës në ndihmë i dolën organizata Drejtësi për të Gjithë, dhe KRCT,
Feride Rushiti, theksoi se me të marrë informacionin se ajo grua është përzërë nga familja ata u munduan ti bëjnë një zgjedhje.
Ajo gjithashtu tregon se viktima e cila po gjykohet nga familja, është detyruar të kthehet nga perëndimi në Kosovë.
Por, këtu ajo nuk ka strehë.
Ani pse asaj i kanë dalë në ndihmë disa persona vullnetarisht, ajo mendon qe institucionet duhet ti sigurojnë asaj vendbanimin.
‘’Rasti ne fjale është një prej rasteve, secila ne vetvete ka storjen e vet si e ka përballuar shume nga ato thonë qe janë dhunuar për herë të dytë për shkak se familja, komuniteti nuk i kanë trajtuar siq duhet. Rëndon fakti që është kthyer nga perendimi, dhe ska strehe .Rasti duhet emergjent të zgjedhet, çështja e banimit, një person ja ka dhënë mundësinë, institucionet duhet ta kenë parasysh’’
Rushiti tregon se ka mijëra raste, kur viktimat e dhunës gjatë luftës nuk pranohen nga familjarët e tyre.
E kjo gjë shpesh i qon këto gra edhe deri tek vetëvrasja.
Ajo qe ka ndodhe te Shtunën ka qene e rëndë dhe ka tronditë, kur e kemi kuptuar se familja nuk e pranon.
Fillimisht duhet te ju tregoj se si pasoje e presionit te madh familja
‘’ Të gjitha ato që kanë përjetuar trauma, ato dinë me marrë vendime, që disave i ka kushtuar me jetë, ajo ka tentuar disa herë me i dhëne fund jetës, por gjithmonë e ka pas burrin afër. Por paramendoje fëmiju, e familja kanë perjetuar trauma. Ata kane jetuar në kushte ekonomikisht të rënda’’
Ndërkohë, vëllai i një nga viktimave të dhunës gjatë luftës, Naif Krasniqi thotë se organizata ku ai punon është në kontakt me viktimën.
E ajo çka ai po e vlerëson si pozitive është që viktima ka përkrahjen e burrit të tij.
‘’ Për fat të mirë, burri i saj vazhdon ta përkrahë. Janë familja e gjerë ata që nuk po e pranojnë viktimën. Andaj, për hir të përkrahjes se tij, ne duhet të punojmë e ti ofrojmë strehim e gjithë kujdesin për këtë familje. Është e rëndë, e kemi përjetuar vetë si familje’’
Rushiti, theksoi se deri më tani, diku 800 viktima marrin pension. Por me ligj, këta persona duhet të marrin benificione, dhe ti sigurohet strehimi kur familjarët nuk i pranojnë. Por një gjë e tillë nuk po respektohet
Ndërkaq, numri i viktimave të dhunës seksuale sipas disa studimeve del të jetë 20 mijë./Express/








