Fatih Terim ka dal pozitiv me koronavirus
Ish trajneri i Milanit, Fatih Terim, ka thënë se është “në duar të sigurta” pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.
Nuk është raportuar për ndonjë përkeqësim të shëndetit, por duke parë moshën 66-vjecare, ai është në rrezik të madh.
“Bazuar në rezultatet sot, kam dal pozitiv me koronavirus”, shkroi ai në Twitter.
“Jam në duar të sigurta në spital. Mos u brengosni. Do të bëj një lajmërim tjetër sa më shpejt të jetë e mundur”.
Bugün yapılan test sonuçlarına göre Corona Virüs sonucum pozitif çıkmıştır. Hastanede emin ellerdeyim. Merak etmeyin. En kısa zamanda haberleşmek üzere..
Terim mbetet i vetmi turk që ka fituar trofe Evropian me një klub turk – UEFA Cupën me Galatasaray në vitin 2000. /Gazeta Express/








