FC Ferizaj ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e sulmuesit portugez Ruben Silva-Richards, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga Estoril, skuadër që garon në elitën e futbollit portugez.
Drejtuesit e klubit presin që sulmuesi portugez të sjellë cilësi, përvojë dhe mentalitet fitues, duke u vënë plotësisht në shërbim të fanellës së FC Ferizaj.
Ruben Silva-Richards tashmë i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalya, ku ka nisur menjëherë punën me stafin teknik dhe pjesën tjetër të ekipit. Integrimi i hershëm në grup pritet ta ndihmojë lojtarin të përshtatet sa më shpejt me kërkesat taktike dhe objektivat e klubit.
Me këtë lëvizje në merkato, FC Ferizaj vazhdon të tregojë seriozitet dhe vendosmëri në ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin aktual.








