Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi kundër Watfordit, në një ndeshje të Premierligës që është duke u zhvilluar momentalisht në Old Trafford.
Bruno Fernandes e shënoi nga penalltia, të cilën e fitoi vetë, në minutën e 42-të, për epërsinë 1:0 të Unitedit, raporton Gazeta Express.
Ky ishte goli i parë për portugezin në fanellën e Unitedit që prej transferimit nga Sprotingu në janar.








