Fifi është parë sonte në ditëlindjen e Taynas, derisa ato të dyja kanë qenë duke festuar së bashku
Fifi dhe Tayna duket se i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre, të cilat ishin në kulmin e grindjeve gjatë vitit 2018.
Derisa Tayna në atë kohë ishte në fillim të karrierës, Fifi zgjidhte për të bërë “thumba” në lirikat e saj, e të njëjtën gjë e bënte edhe Tayna.
Dy artistet e zhvillonin debatin edhe nëpër media, ku janë të njohur për deklarata të pakëndshme për njëra-tjetrën.
Por, çdo gjë tani është e harruar!
Fifi, e cila ka qenë në tituj të mediave kohëve të fundit për shkak të paraqitjes së saj në Big Brother Albania, është parë e buzëqeshur në ditëlindjen e Taynas derisa pozon duke bërë qejf me reperën.
“Gëzuar ditëlindjen, shoqe”, ka shkruar ajo në anglisht.
Kujtojmë se Tayna sonte po feston ditëlindjen. Ajo në këtë ditë përpos festës lansoi edhe një këngë të re me titull “OFG”, derisa nesër pritet që të jetë e ftuar në emisionin e mëngjesit në T7 #Gjesi, ku do të flet për planet e saj për vitin 2022. /GazetaExçress/










