Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se afati kalimtar për klubet e Prince Caffe Superligës ka filluar nga dita e sotme, 19 dhjetor.
Afati kalimtar do të zgjasë deri më 21 dhjetor, përcjell Gazeta Express.
Basketbollistët kosovarë mund të bëjnë ndryshime të skuadrave deri më 21 dhjetor.
Kurse, klubet mund të regjistrojnë basketbollistët e huaj 72 orë para javës së 22-të.
Stinori pranveror premton që do të jetë spektakël, duke marrë parasysh synimet e skuadrave dhe ndeshjeve shumë interesante që po zhvillohen. /Gazeta Express.








