Në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar mbledhja e kryesisë e thirrur nga lideri i partisë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Në seli janë parë duke hyrë fytyrat kyçe të partisë, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.
Mbledhja e sotme e kryesisë është vazhdim i asaj të djeshmes, e cila mbeti në gjysmë për arsye se Kurti shkoi në Kuvend për t’u takuar me të parin e LDK-së.
Sot në kryesi të LV-së do të diskutohet për mandatarin, derisa, për të dërguar propozimin Kurtit i është dhënë afat nga presidenti Hashim Thaçi vetëm deri në orën 15:00.
Pasdite Kurti do të mbajë takim tjetër për koalicionin me të parin e LDK-së, Isa Mustafën. /GazetaExpress/











