“Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll do të mbahet në Gjakovë.Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ia besoi klubit të basketbollit Vëllaznimi kompetencat e organizimit të fazës finale të Kupës.
“Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Vëllaznimin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës dhe akteve tjera normative të FBK-së”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.“Final 8” i Kupës së Kosovës do të mbahet nga 13 deri më 17 Shkurt në qytetin e Gjakovës.
Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, do të organizohen tri finalet, e Kupës së Ligës së Parë, Femrave dhe Meshkujve.
Atmosfera në “Shani Nushi” ka qenë fantastike dhe kështu pritet të jetë edhe gjatë Final 8. /Gazeta Express/








