Deontay Wilder e ka një humbje në karrierën e tij amatore ndaj një rivali britanik, i cili nuk kishte mundur të lëvizte në ring për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës gjatë një ndeshjeje futbolli.
Danny Price nga Scarborough përfitoi nga tërheqja e Wilderit, i cili e kishte lënduar shpatullën dhe si pasojë nuk ishte paraqitur në ring më 2007 në Pekin, transmeton Gazeta Express.
Një vjet më vonë, Wilder e fitoi medaljen e bronztë olimpike, por ai u tërhoq ndaj Price shkaku i lëndimit duke mos e ditur se edhe kundërshtari i tij po vuante po aq keq nga dëmtimi.
“Ai u tërhoq para kohe. Iu dëmtua shpatulla”, tha Price për Sky Sports.
“Unë e pata lënduar këmbën keq dhe të dy ishim buzë tërheqjes nga meçi. Unë e lëndova nyjën e këmbës. Nuk i tregova askujt në atë kohë por e luajta një ndeshje futbolli dy javë para meçit. Më pëlqente të luaja futboll. Trajnerët e mi në boksin amator do të ishin çmendur sikur ta dinin”, vazhdoi ai.
“Kur m’u kujtohet e kuptoj çfarë idioti isha!”. /Gazeta Express/









