Këngëtarja Fjolla Morina ka pasur një thënie interesante sonte në Instagram
Ajo ka treguar se edhe 14 shkurti e ka zënë si beqare, megjithatë Fjolla ka pasur një mesazh interesant për të gjithë të dashuruarit, të cilët edhe i ka uruar për këtë festë.
“Duro agjerus se ti je fitues. ? #UrimePerAtaQeFestojn ?”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Fjolla ia kishte nisur një lidhje të re me Fisnikun, por që duket se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre, pavarësisht se ata patën organizuar një dasmë përrallore në Maldive.
Por, gjërat ndryshuan pasi Fjolla mbajti disa muaj burg për armëmbajtje pa leje në Kosovë, ku ata duket se i kanë dhënë fund edhe martesës së tyre. /GazetaExpress/












