Flamurtari i ka siguruar tri pikë të mëdha sot, shkruan Gazeta Express.
Kuqezinjtë kryeqytetas e mposhtën Vushtrrinë me rezultat 2:0, në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
ndaj Drenicës
Të dy golat, flamurtarët i realizuan në fund të pjesës së parë.
Fillimisht shënoi Bashkim Shala në minutën e 40-të, derisa një minutë më vonë realizoi Arbnor Zeqiraj.
Në pjesën e dytë mysafirët nga Vushtrria ishin më të mirë, por nuk ia dolën t’i konkretizonin asnjërin prej rasteve të krijuara.
Pas kësaj fitoreje Flamurtari del nga zona që dërgon në një rang më të ulët të garave, duke u pozicionuar në vendin e 8-të më 25 pikë, derisa Vushtrria mbetet në pozitën e parafundit, me 15 pikë. /Gazeta Express/








