Franco Foda ishte njeriu më i lumtur në botë mbrëmë.
Selektori i Kosovës e shijoi një fitore madhështore ndaj Suedisë në udhëtim për t’i kompletuar gjashtë pikë nga gjashtë të mundshme brenda një muaji ndaj këtij kundërshtari, shkruan “Gazeta Express”.
E pas ndeshjes, trajneri gjerman foli në konferencë për shtyp, teksa deklaroi se Kosova nuk luajti mirë në fillimin e pjesës së dytë, por është shprehur krenar me lojtarët.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por fatmirësisht fituam. E tëra ndodhi farë planit që të mbrohemi më mirë dhe të dalim me kundërsulme, mendoj se në fundin e pjesës së parë ishte dashur të shënonim për 2-0, ku ndoshta pastaj do të ishim më të qetë. Jam krenar me këtë skuadër, me këta futbollistë dhe luftën që bënë për t’i marrë tre pikë”, deklaroi Foda.
Kosova është e dyta në tabelë me 7 pikë, tri më pak se liderja Zvicra në kualifikimet e Botërorit 2026. /Gazeta Express








