Juventusi ka zyrtarizuar formacionin startues për ndeshjen e xhiros së 21-të në Serie A ndaj Cagliarit, e cila zhvillohet sonte në stadiumin Unipol Domus.
Trajneri i bardhezinjve ka vendosur të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1, duke i besuar portës Perinit, ndërsa në sulm nga minuta e parë aktivizohet David. Ndërkohë, Edon Zhegrova e nis këtë takim nga stoli i rezervave.
Formacioni zyrtar i Juventusit (4-2-3-1):
Perin; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Koopmeiners; McKennie, Miretti, Yildiz; David.
Juventusi synon fitoren për të vazhduar garën për pozitat e larta në tabelë, ndërsa Cagliari kërkon pikë të rëndësishme në shtëpi për mbijetesë. /GazetaExpress








