Është mbyllur sezoni për Elis Bakajn.
Derisa gjitha kampionatet janë mbyllur për shkak të virusit COVID-19, në Bjellorusi vazhdon të luhet.
Megjithatë, tashmë zyrtarisht ka përfunduar për futbollistin shqiptar.
Bakaj ka dëmtuar rëndë ligamentin duke e këputur dhe tashmë sipas kohëve të rikuperimit do të duhen minimalisht gjashtë muaj që ta shohim sërish në fushën e lojës.
Bakaj aktivizohet me Dinamo Brest dhe është një ndër pikat më të forta të kësaj skuadre. Futbollisti shqiptar ka luajtur 3 ndeshje këtë sezon në Bjellorusi ndërsa këtë merkato u transferua te Brest pas aventurës së tij dy vjet te Shakhtor Soligorsk po në këtë kampionat.
Në Bjellorusi futbolli vazhdon edhe pse në 98% të botës ka ndaluar çdo gjë.








