folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
Gazeta Express
  • Lajme
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Te tjera
    • Lajme

      ShqipëriMaqedoniFoleja.comImpresum
    • Sport

      BasketbollFutbollSporte tjeraBokseSPORTSEuro 2024
    • OP/ED

      Shkurt e Shqip
    • Rozë

      MuzikeTV/FilmYjet
    ☰

Edicioni

KosovëShqipëriMaqedoni
T7Foleja
T7
Gazeta Express
T7
Foleja
  • Lajme
  • Aktuale
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Shneta
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • YouTube
  • TikTok

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

All rights are reserved, Gazeta Express 2025

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Instant

Gabimet gjuhësore që i bëjmë të gjithë

Gazeta Express

21 Janar 2020 14:03

Shpërndaje
4min
FacebookTwitterWhatsAppEmail
Gabimet gjuhësore që i bëjmë të gjithë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Janë fjalë a trajta gramatikore krejtësisht të rëndomta, por, sipas ndonjë ligji të panjohur, përdorimi i tyre i gabueshëm përhapet si ndonjë epidemi gjuhësore. Për cilat është fjala?

Nga Lumnije Morina

Duhet të ekzistojë një ligj i panjohur, sipas të cilit, në një kohë të caktuar - siç po ndodh kohën e fundit te ne - një numër i caktuar fjalësh e trajtash gramatikore të përdoren rregullisht gabimisht nga gazetarët e medieve tona të shkruara dhe ato elektronike, si dhe nga personalitete publike që paraqiten në to. Me gjasë, shembujt e këqij imitohen më shpesh e më lehtë dhe përhapen si ndonjë epidemi ndër ata që nuk kanë njohuri paksa më të qëndrueshme të gramatikës.

Për t’i parë më qartë këto shkelje të normës letrare, ne kemi vendosur t’i paraqesim ato në një cikël shkrimesh, duke filluar nga fusha gramatikore, shkeljet e normës tek emrat, mbiemrat, foljet, ndajfoljet, përemrat, parafjalët etj., pastaj nga fusha sintaksore, leksikore, gabimet në përdorimin e shenjave të pikësimit e të tjera që i përkasin drejtshkrimit.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Qëllimi i këtyre shkrimeve është edhe edukativ sepse përveç vënies në pah të shkeljeve drejtshkrimore, do të përpiqemi t’i japim edhe trajtat e sakta të tyre.

Për t’i paraqitur shkeljet gjuhësore me shembuj konkretë kemi vëzhguar me vëmendje, kohën e fundit, mediumet tona elektronike dhe këta shembuj i kemi vjelë prej tyre.

Po fillojmë, pra, me shkeljet drejtshkrimore në fushën e gramatikës, duke filluar nga emri, të cilat janë mjaft të shpeshta edhe te ai.

Shkeljet e normës drejtshkrimore tek emri

Shkelje të normës letrare në fushën e emrave kemi hasur mjaft shumë, por ne në këtë tekst do t’i paraqesim ato më të shpeshtat. Duke filluar nga gjinia e emrit, kemi marrë shembuj të përdorimit gabimisht të gjinisë femërore në vend të asaj mashkullore. Emri nder është një prej shembujve të tillë:

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Emri nder si emër i gjinisë mashkullore është përdorur gabimisht në këtë fjali, duke u shkruar si emër i gjinisë femërore. Në trajtën e saktë të tij duhet të shkruhet ... për nder të...

Shkelje të normës letrare kemi edhe te trajtat e emrit. Në vend të trajtës së shquar kemi përdorimin gabimisht të trajtës së pashquar:

Pra, në vend të trajtës së pashquar, emri Vetëvendosje duhet të shkruhet në të shquarën: Vetëvendosja ngre kallëzim...

Një shkelje gramatikore mjaft e shpeshtë bëhet edhe te numri i emrit. Në vend të numrit shumës përdoret numri njëjës. Për shembull:

Në këtë titull kemi ngatërrimin e numrit njëjës me numrin shumës te emri familje. Nga konteksti i fjalisë kemi të bëjmë me dy familje dhe titulli duhet të jetë kështu: Thaçi ndan medalje presidenciale për familjet Krasniqi e Jakupi

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Një tjetër shkelje te numri i emrit vërehet tek emrat që e formojnë temën e shumësit me -ë e që shpesh dalin pa këtë mbaresë. Shembulli në vijim paraqet një rast të tillë:

Ky emër në trajtën e saktë të tij, në këtë rast duhet të shkruhet: ...60 pjesëtarë...

Një shkelje tjetër e normës drejtshkrimore tek emrat, të cilën e kemi gjetur mjaft shpesh, është ngatërrimi i rasave. Përdorimin gabimisht të emrit në rasën emërore në vend të rasës kallëzore, pothuaj e kemi gjithmonë tek emri orë:

Ndërkaq, trajta e saktë e këtij emri, në vend të rasës emërore, duhet të jetë në rasën kallëzore: Kurse, në orën 12:00 mbahet...

Pastaj kemi një shkelje tjetër të normës drejtshkrimore që bëhet te mbaresat rasore. Emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me temë me –e, në rasat e zhdrejta zakonisht shkruhen pa mbaresë rasore.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Në këtë rast emrin marrëveshje e kemi në rasën gjinore të trajtës së pashquar, por është i shkruar pa mbaresën e gjinores -je. Duhet të shkruhet: ... arritjes së një marrëveshjeje paqësore...

Pastaj kemi mungesën e mbaresave rasore edhe tek emërtimet e institucioneve shtetërore, organizatave etj., por në rastet kur janë të shkruara me shkurtesa:

Në këtë titull shkurtesa BE, që është shkurtesë e emërtimit të Bashkimit Evropian, duhet të jetë në rasën emërore të shquar dhe të shkruhet: ... BE-ja po përpiqet...

Shkelje të tilla të normës letrare shqipe tek emri kemi hasur në numër mjaft të madh gjatë vjeljes së tyre, por ne këtu kemi paraqitur ato më të shpeshtat që bëhen nëpër mediet tona.

Në shkrimin e ardhshëm do t’i paraqesim shkeljet drejtshkrimore në fushën e mbiemrave.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:31
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"
20:18
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
20:01
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
19:43
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar
14:30
Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë
19:37
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!
19:04
Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
18:51
Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu
Sponsored
CYBEE

Protect your business
from modern threats

Endpoint security, cloud protection, and compliance reporting in one simple platform.

Book a Demo
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

të ngjashme

Horoskopi për ditën e sotme, 27 qershor 2022

Rozë
1447d më parë

"Një vit ma ka shtyrë, më ka munduar", Ledri rrëfen historinë me Sarën

Rozë
1448d më parë

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2022

Rozë
1448d më parë
FacebookTwitterWhatsAppEmail
folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Të Tjera

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

68d më parë
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
68d më parë
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Sport
68d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
68d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
68d më parë
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Lajme
68d më parë
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

Lajme
68d më parë
Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Lajme
68d më parë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet