Komediani Gani Gërmia ka thënë se mes Bucit dhe Santianës pas disa javëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2 do të ketë një armiqësi.
“Mendoj se në katër javët në vazhdim këtë raportin e tyre do ta kthejnë në një farë armiqësie dhe do ta luftojnë njëri-tjetrin më shumë”.
“Janë duke shkuar në ato hapa që të kthehen kundër njëri-tjetrit. Pavarësisht që po vrehet një afrimitet”.
“Ata do ta luftojnë më shumë njëri-tjetrin”, ka thënë Ganiu në ‘Prime’ sonte.








