Na ndajnë vetëm edhe pak ditë nga gala-mbrëmja historike e boksit, e cila do të mbahet në fshatin Garanë të Maqedonisë së Veriut.
“Gala Fight Night” tashmë po bëhet një realitet.
Puna e palodhshme disa muajshe do të shpërblehet këtë të shtunë kur na presin disa meçe interesante.

Pa dyshim, përballja kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo e boksierit shqiptar, Mersim Zeqiri, të cilit për vetëm një vit karrierë në boksin profesionist po i jepet mundësia të luftojë për dy tituj internacionalë, UBO e UBF.
Me një fitore eventuale ndaj Gregorio Domingues, boksierit me banim në Zvicër do t’i hapeshin dyert që në të ardhmen të luftojë edhe në evente të mëdha botërore.

Për këtë beson edhe promotori Dyli Salihu.
“Duhet ta cekim se në këtë spektakël do t’i kemi 7 ndeshje Gladiatore ku në secilën luftë do të luftoj një boksier shqiptar dhe normal ata duhet mbështetur për të arritur deri tek fitorja, andaj ju ftojmë publikisht që të jeni në palestër dhe të jemi goditja shtesë për bokserat tanë. Nga kjo javë do të dalin edhe tiketat në shitje, numri është i kufizuar për shkak rregulloreve të federatave, andaj duhesh te reagosh shpejtë. Ne fund do ta përmbyllja, Mersim Zeqiri po lufton për të shënuar histori në Garanë andaj eja dhe bëju pjesë e saj!!!”, theksoi Salihu.
Ai i falënderoi edhe sponsorët që e mundësuan mbajtjen e kësaj gala-mbrëmjeje, por edhe stafin e tij duke nisur nga Abdulla-Duli Zendeli, i cili nga fillimi ka qenë afër organizatorëve, drejtorin e shkollës fillore Kujtim Kasami, Mustafa Ademi, i cili është përgjegjës për media e shumë të tjerë që u ofruan për të bërë histori në Kërçovë.
Gjithashtu, Salihu e falënderoi edhe gjithashtu edhe familjen Dervishi që ka pranuar ta zbukuroj këtë event me muzikën e tyre.

Ndër të tjera, në Garanë do të përfundojë edhe njëri prej trajnerëve më të mirë të Evropës, Georg Bramowski, duke qenë trajner i boksierit shqiptar, Viktor Cakiqi.

Ky i fundit do të përballet me boksierin nga Kroacia, Ivan Blazhevic.

Ndërkohë, më 20 korrik në Garanë do të boksojë edhe fituesi i dy titujve të Austrisë dhe kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Dielli A. Vranoci.

Elbasan Hajzeraj, djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani, do t’i bashkangjitet po ashtu eventit "Garana Fight Night".

Cekim se Elbasani deri më tani i ka zhvilluar 7 ndeshje në boksin profesionist, ku prej tyre gjashtë i ka fitore.
Të shtunën mbrëma do të zhvillohen edhe meçe të tjera, ku do të paraqiten edhe boksierët tjerë shqiptarë si Aleksander Kallashi, John Gjinie Ndriçim Emini. dhe spektakli është i garantuar.









