Klubi i xhudos “Polici” vazhdon të jetë mjaft aktiv me pjesëmarrje në turne të ndryshëm ndërkombëtarë.
E sfida e radhës për klubin prishtinas ishte ajo e Novy Bydzovit në Republikën e Çekisë.
Kjo ishte gara më e madhe deri tash në Evropën lindore, në të cilën morën pjesë 1250 garues nga 10 shtete, shkruan “Gazeta Express”.
Në këtë garë, klubin kosovar e përfaqësuan pesë garues, ndërsa prej tyre tre morën medalje.
Diar Jashari U-21 deri në 81 kilogramë e fitoi medaljen e bronztë.
Florian Gërguri U-21 deri në 66 kilogramë po ashtu ishte i bronztë, kurse Zani Hyska në U-12 deri në 50 kilogramë e kompletoi koleksionin e medaljeve të Kosovës me një tjetër të bronztë.
Ndërsa, Stina Hyska dhe Ana Sopjani mbetën pa medalje. /Gazeta Express/








