Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij ka vendosur t’i dëgjoje këshillat e deputetëve gjermanë, që për diskutimet për formim të një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje të mos e bëjnë gjithçka të ditur menjëherë ne opinion, derisa “të dalë tymi i bardhë”.
Gashi ka thënë në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin T7, se ky ka qenë edhe qëndrim i LDK’së edhe më herët, në mënyrë që palët të mos dëmtohen nga presioni publik.
“Në LDK jemi marrë vesh që të mos i bëjmë publike diskutimet me Vetëvendosjen, në mënyrë që të mos rritet presioni ndaj palëve. Por, nuk kemi hasur mirëkuptim nga pala tjetër”, ka thënë Gashi. /Express/








