Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, e pranon se nuk mund ta ndalesh Lionel Messin, për të cilin thotë se bën gjëra në fushën e lojës të cilat mund të shohësh vetëm në video-lojën PlayStation.
Derisa ka folur për aftësitë e ditura të sulmuesit argjentinas, Gattuso i ka shpjeguar vështirësitë që e presin në detyrën e tij për ta ndalur atë ën takimin e së martës mes Napolit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Gjiganti i La Ligës Barça e viziton Sao Paolon këtë të marte për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Messi pritet ta udhëheqë skuadrën vizitore në një stadium të cilin dikur e hijeshonte bashkatdhetari i tij, Diego Armando Maradona.
Duke folur para këtij takimi, Gattuso tha: “Messin nuk mund ta ndalesh, ama lojtarët duhet të përpiqen ta bëjnë këtë në këtë ndeshje”.
“Por ne do të luajmë kundër Barcelonës jo vetëm kundër Messit. Nuk ka kuptim që ta mbulojmë Messin me një lojtar tërë kohën, do të përpiqemi t’i bëjmë disa gjëra e pastaj shohim”, shtoi ai. /Gazeta Express/








