Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka thënë se është e vështirë në aspektin psikologjik të përballohet vendosja në karantinë dhe pezullimi i futbollit shkaku i krizës së koronavirusit me të cilën po përballet bota.
Napoli ishte duke kaluar nëpër një ecuri rezultatesh të mira kur Serie A i suspendoi ndeshjet e disa xhirove shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit në Itali, hap ky që më vonë e ndjekën të gjitha ligat e mëdha të Evropës, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk dihet sigurt se kur do të mundë të rifillojnë kampionatet vendore, por sipas vendimit të fundit të UEFA-s, ato duhet të fillojnë në kohë për të përfunduar më 30 qershor të këtij viti, Por, Gattusso beson se këto ndryshime do të kenë ndikim te të gjithë,
“Ne jemi duke përjetuar diçka jashtëzakonisht të çuditshme, që na e ndryshon jetën dhe rutinën çdo ditë. Në aspektin psikologjik është shumë e vështirë. Është e pamundur të dalësh në mbrëmje apo të shkosh në ndonjë restorant”, ka thënë Gatttuso.
“Edhe shkollat dhe shërbimet e tjera janë mbyllur. Qeveria ka mbyllur gjithçka dhe njerëzit nuk mund të largohet nga shtëpitë e tyre”.
“Ne jemi nga i njëjti gjak, nga i njëjti mish. Ishte një komedia italian i njoftuar si Toto, i cili kishte thënë: “Ne mund të jemi fisnikë apo të pastrehë, por në fund ne të gjithë jetojmë në të njëjtin planet”. Ky është një virus i heshtur. Shumë janë të infektuar dhe nuk e dinë ende”. /Gazeta Express/








