Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person është paraqitur në polici, pasi që, sipas tij, vajza e tij është ngacmuar nga një person, raporton Gazeta Express
Rasti po hetohet si ngacmim seksual, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
“Me datën 23.01.2020 ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se vajza e tij është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar”, shkruhet në njoftim të policisë. /GazetaExpress/








