Me profesion është ndërtimtar, por dëshira e madhe që ta ruaj ambientin dhe bukuritë e natyrës e shtynë drejt një ideje krejtësisht të pazakontë në vendin tonë.
Gazetar: Liridon Spahiu
Bëhet fjalë për Dukagjin Berishën nga qyteti i Gjakovës i cili ka pak kohë që ka filluar të merret me riciklim të qelqit.
Ideja për këtë profesion, sipas Berishës, erdhi krejt rastësisht, nga një dokumentar që ai e kishte ndjekur me shume vëmendje.
Fillimi i kësaj iniciative për Dukagjinin ishte i vështirë, por që pastaj gjeti një përkrahje të madhe si nga qytetarët, ashtu edhe nga bizneset e shumta dhe komuna po ashtu.
Qëllimi i Berishës është që kjo iniciativë e tij të marrë përmasa më të mëdha, duke punësuar disa punëtorë të të dy gjinive.
Ndër të tjera, Dukagjin Berishës i është ofruar një bashkëpunim nga Universiteti i Prishtinës, me qëllim që studentët nga dega e ndërtimtarisë dhe arkitekturës ta praktikojnë këtë punë.
Pos tjerash, ai gjithashtu tregoi se interesimi për produktin e ricikluar ka filluar të zgjoj vëmendje të madhe tek klientët./GazetaExpress/








