Dje u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grupmoshat U12, U14, U16, U21.
Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21.
Të gjithë fituan medalje, ku 4 ishin të arta, një i argjendtë dhe një i bronztë.
Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.
Dardan Cena -73 kg - i artë
Anes Veseli -100 kg - i artë
Fatjona Kasapi -57kg - e artë
Dëbora Gjakova -63 kg - e artë
Muhamedin Veseli -66 kg - i argjendtë
Rios Kuka +100 kg - i bronztë
/Gazeta Express/








