Një grua është gjetur e vdekur të shtunën në Suharekë, ndërkaq rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Suharekë, ku viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe mjeku kujdestar.
Ndërkaq policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /GazetaExpress/








