Një shtetas turk është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Podujevë
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Podujevë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Viktima mashkull shtetas turk është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku jetonte. Njësitet policore, ekipi i mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur policia.
Po ashtu, është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin. /GazetaExpress/








