Një person është gjetur pa shenja jete dje në Komunën e Gjilanit, ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në raport të policisë. /GazetaExpress/








