Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në Prishtinë, ndërkaq rrethanat janë ende të panjohura, raporton Express
Se një rast është raportuar në polici e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot me datën 25.12.2019, rreth orës 11:48 është pranuar një informacion për një rast në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore, njësia e emergjencës”, ka thënë Kelani./Express/








