Ndonëse investimet në sektorin e arsimit në Kosovë janë më të mëdha sesa në Maqedoni e Shqipëri, niveli i arsimit nëse bazohemi në testin PISA, rezultatet e të cilit u publikuan pak javë më parë, tregon se këto investime nuk kanë qenë efektive.
Arsimi cilësor është padyshim parakusht për zhvillimin e gjithmbarshëm të një vendi dhe shoqërie.
Nisur nga kjo, edhe në Kosovë arsimi është një ndër sektorët më të rëndësishëm, pavarësisht rezultateve të ndryshme që tregojnë se ka vend për shumë ndryshime.
E vulën kësaj ia dha së fundmi edhe testi PISA.








