Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri, Gjilani e ka marrë një fitore të madhe në udhëtim.
Të besuarit e Currit kanë fituar ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
Gjilanasit fituan me rezultat prej 1-0, me golin e shënuar në dhjetë minutëshin e fundit. Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e shtatë, teksa Drenica bie në pozitën e tetë me 18 pikë./GazetaExpress/








