Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë Beogradi është vazhdimisht i përkushtuar për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën, por, sipas tij, kusht për vazhdimin e dialogut mbetet tërheqja pa kushte e taksës ndaj Serbisë
Këto deklarata, Gjuriq i bëri pas një takimi që pati me ambasadorin gjerman në Serbi, Thomas Schieb, raporton Tanjug.
Gjuriq tha, gjithashtu, se Beogradi është i gatshëm, në ndërkohë, derisa dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të fillojë, të ndërmarrë hapa konkretë për të normalizuar jetën e banorëve, para së gjithash siç tha ai rreth “lehtësimit të lëvizjes ndërmjet Serbisë qendrore dhe Kosovës”.








