Gjykata më e lartë e BE’së ka dhënë një vendim për rastin e separatistëve katalanë të burgosur në Spanjë.
Pas këshillës së dhënë muajin e kaluar nga avokati gjeneral, Maciej Szpunar, Gjykata Europiane e Drejtësisë ka thënë se Oriol Junqueras ishte i mbrojtur nga imuniteti në kohën kur u burgos nga Gjykata Supreme e Spanjës në tetor.
Kjo pasi që Jonqueras ishte zgjedhur deputet në Parlamentin Europian në zgjedhjet që u mbajtën në maj.
Tani kërkohet që katallani, që kërkoi pavarësi për vendin e tij nga Spanja si dhe ishte ndër ideatorët e referendumit për largim nga Spanja, të lëshohet nga burgu dhe të lihet i lirë.
Jonqueras, ish-zëvendës kryetar i Katalonisë, është dënuar me 13 vite burg në tetor. /Express/








