Real Madridi e ka shënuar golin e katërt në ndeshjen ndaj Real Betisit në “Bernabeu”.
Është Gonzalo Garcia që ka shënuar golin e katërt të Realit dhe të tretin personal në këtë ballafaqim, duke kompletuar “hat-trickun” e tij.
Garcia shënoi në minutën e 82-të, pas asistimit nga Arda Guler.
BACK HEEL FLICK TO SECURE THE HAT TRICK!!
GONZALO GARCIA, LADIES AND GENTLEMEN! 👏 pic.twitter.com/47aSDFO94R
— ESPN FC (@ESPNFC) January 4, 2026
Më parë në këtë takim, Garcia shënoi në minutat 20-të dhe 50-të.
Ai sonte luan në vend të Kylian Mbappes, i cili u lëndua ditëve të fundit dhe pritet të mungojë deri në tri javë.
Reali po fiton 4-1 ndaj Betisit./GazetaExpress/








