Gjithmonë na pret një diskutim i gjatë kur hapet tema nëse “gratë apo burrat, janë shoferë më të mirë”.
Gazetare: Aurora Amerllahu
Shpesh dëgjojmë të flitet për shkathtësitë dhe gjindshmërinë në vozitje që u mungon grave, e jo më pak për pakujdesinë që tregojnë burrat. Pra kjo, thjeshtë di të jetë një temë pa fund.
Sipas statistikave, shkaktarë më të mëdhenj të aksidenteve janë burrat, ani pse ata e cilësojnë vetën si shofer të pa krahasueshëm.
Mirëpo, Josefina Kolliq, femra e cila tash e sa vjet ka profesionin e taksistes, thotë se kujdes në komunikacion duhet të kenë të dy gjinitë, duke e theksuar faktin që, sipas saj, femrat janë më të durueshme gjatë ngasjes së veturë, gjë e cila rrjedhimisht i bën më të vëmendshme.
Për më tepër, Josefina vlerëson se i gjithë kaosi nëpër rrugë, e sidomos nëpër rrethrrotullime, shkaktohet nga meshkujt, duke i cilësuar si më kokëfortë.
Por, Visar Gjikolli, i cili tash e sa vite është pjesë e garave të ndryshme automobilistike, konsideron se meshkujt kanë me shumë vetëbesim në komunikacion, kjo për faktin se e praktikojnë vozitjen edhe para se tu ipet e drejta me ligj. Madje ai me shaka thotë se femrave u mungon ndjenja hapësinorë, duke marrë shembull parkingun.
Siç i quan Visari, të papërgjegjshmit në trafik janë ata që e acarojnë gjatë vozitjes, të cilët pos vetës, rrezikojnë edhe të tjerët.
E në anën tjetër instruktorët janë ata të cilët mund të japin mendim të pavarur dhe më profesional. Keshtu, Fikrije Rogova tregon se kush janë më të kujdesshëm në komunikacion dhe kush janë shkaktarë më të mëdhenj të aksidenteve.
E edhe mendimet e qytetarëve ndahen në dysh. Janë një grup i njerëzve që vlerësojnë gratë si shofere më të mira, derisa pjesa tjetër i qëndron mbrapa idesë se burrat janë të pa krahasueshëm në timon.
Ndërsa Xhevdet Dërguti, i cili pos instruktor është dhe polic me profesion, ka një këshillë për të gjithë vozitësit.
Pra, edhe me tutje mbetet i diskutueshëm fakti se kush janë shoferë më të mire, gratë apo burrat./GazetaExpress/








