Duket se gjërat nuk janë duke shkuar mirë në shtëpinë më të madhe në Kosovë, Big Brother VIP Kosova
Gjatë mbrëmjes së mbrëmshme Stresi ka pasur një përplasje me Gresën, për të cilën më parë ata ishin parë shumë të afërt dhe se tani duket se janë shndërruar në armiq.
Gresa gjatë natës “Prime” shprehi pakënaqësi rreth Stresit gjatë disa bisedave që pati me banorët e tjera dhe tha se nuk i “vjen mirë që babai ta shikojë atë mes dy djemve”, por edhe fakti kur pyetët se kënd e pëlqen.
Kjo gjë e nervozoi Stresin i cili tha se “e njeh Gresën që takohej më një 45 vjeçar në ora pesë të mëngjesit”.
Këtu reagoi moderatori i emisionit, Alaudini që kërkoi nga Stresi të këtë më shumë respekt për femrat, aq më pak që kishte emocione kur u dëgjua historia e Xhulit. /GazetaExpress/








