Një grua po akuzohet se rrëmbeu foshnjën e shoqes së saj të porsalindur.
Trupi i Heidi Broussard u zbulua në bagazhin e një makine të parkuar në autostradën e Magen Fieramusca në Houston- Texas, 165 milje larg nga vendi ku ajo u zhduk.


Foshnja njëmujore ishte e gjallë dhe e shëndetshme, krah gruas e cila kishte falsifikuar shtatzëni të rreme disa javë para se nëna të gjendej e vrarë, shkruan Daily Mail.
Ajo u kishte thënë palëve që së fundmi kishte lindur një foshnje e quajtur Luna Mae, vetëm disa javë para se Heidi të masakrohej.

Si bashkëpunëtor gruaja kishte edhe një person tjetër i cili është akuzuar për rrëmbim dhe një akuzë për shkelje të kufomës.

Foshnja aktualisht është në kujdesin e Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve, derisa babai i saj pret të bashkohet shumë shpejt me të. /Indeksonline/









