Policia në Fushë-Kosovë ka arrestuar një grua, e cila dyshohet se ka kanosur zyrtarët e PK-së
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Fushë Kosovë, ku e dyshuara ka sulmuar verbalisht dhe ka kanosur pjesëtarët e policisë.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Express/








