Ekipi i përbërë nga gamer-at kosovarë, Guild Eagles ka shënuar fitoren e dytë në turneun “YaLLa Compass Fall 2023”.
Ekipi kosovar triumfoi 2:0 në map-a ndaj ekipit suedez, Godsent, shkruan Gazeta Express.
Në “Mirage” Guild Eagles triumfuan 13:10, kurse në “Ancient” shqiponjat ishin më bindës duke triumfuan 13:8.
Kësisoj, tani ekipi shqiptar ka dy fitore në dy ndeshje dhe marshon sigurt në këtë kompeticion. /Gazeta Express/








