Dortmundi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Werder Bremenit, skuadrës së Milot Rashicës. Kjo ndeshje po zhvillohet për momentin në stadiumin Weser dhe është e vlefshme për xhiron e 23-të të Bundesligës.
Në minutën e 66-të të ndeshjes, talenti që po thyen rekorde në Evropë, Erling Haaland, shënoi për ta dyfishuar epërsinë e Dortmundit, raporton Gazeta Express.








