Klubi kosovar KEK-u ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se hajnat kishin tentuar sot t’ia vidhnin një portë, që shërben për stërvitjet e klubit, përderisa ata i shkaktuan klubit edhe dëme të tjera.
Sot pasdite në Obiliq, hajnat tentuan ta vjedhin portën e klubit të Ligës së Parë, nivelit të dytë të futbollit në Kosovë, KEK-ut, transmeton Gazeta Express.
“Sot rreth orës 16:00 - 17:00 në " Agron Rama " është tentuar të ( vidhet ) kjo portë e cila shërben për stërvitje gjithashtu janë dëmtuar mbajtëset e shtyllave të ndeshjeve , kjo është me të vërtetë ligësi e madhe dhe ne si klub e dënojmë ashpër”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
“Rasti është paraqitur në Policin e Obiliqit dhe shpresojmë të zbardhet shumë shpejt..!”
Më tutje, klubi tregoi se si është prerë rrjeta e portës, duke ironizuar me shkrimin mbi foto: “Të paktën u dasht me i marrë të gjitha jo me i pre”. /Gazeta Express/








